Ndalohen katër kosovarë në Bërnjak, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare në Bërnjak, në të cilën ndodheshin pesë persona.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër prej tyre, dy femra dhe dy meshkuj, shtetas të Kosovës, dyshohen se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Reklamë
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Kalim ilegal i kufirit/ Bërnjak / 16.11.2026 – 23:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa Serbe në të cilën ndodheshin pesë persona, prej tyre katër të dyshuar (dy femra dy meshkuj) shtetas të Kosovës. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Reklamë







