Muzeu i Pejës daton nga viti 1971, ndërsa në vitin 1977 me vendimin e kuvendit komunal të Pejës themelohet edhe muzeu etnografik i Pejës dhe vendoset në objektin e sotëm të shtëpisë së kulturës, kurse nga viti 1989 vendoset në konakun e Tahir Beut.
Për nga përmbajtja ky muze, është ndër më të pasurit në vend, e këtë na e thotë edhe vet drejtoresha e muzeut zonja Besa Berisha, e cila për shumë vite udhëheq këtë institucion.
“Muzeu i Pejës posedon diku mbi dy mijë objekte muzeore të cilat janë të natyrës së etnologjisë, arkeologjisë dhe historisë dhe në këtu ekspozohen dhe prezantohen punimet dhe veprat e zejtarëve vendor që kanë qenë në atë kohë”, tha Berisha.
Hapësirat e muzeut të gjitha shfrytëzoheshin nga banorët e dikurshëm në këtë muze, transmeton atvlive.tv.
E xhubleta është ndër më të lashtat në muzeun e Pejës.
Muzeu ka një numër të konsiderueshëm të vizitorëve, e të vegjlit e qytetit të Pejës përmes organizimeve shpeshherë janë ndër vizitorët më të ëmbël të muzeut./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: