Mujaj: Policia është institucioni më kredibil, por po dëmtohet nga ndërhyrjet politike

Avokati dhe ish-hetuesi Muhamet Mujaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Policia e Kosovës është një ndër institucionet më profesionale dhe më të besueshme në vend, por është bërë tabelë qitjeje nga politika.

Sipas Mujajt, megjithëse sistemi ka të meta, nuk mund të akuzohet në tërësi, sepse Policia ka zbuluar dhe zbatuar raste që janë për t’u admiruar edhe nga shtetet me traditë të gjatë.

“E vërteta është se ne kemi ndërtu institucione kredibile, sidomos policia ku kam qenë edhe vetë pjesë. Është një prej institucioneve më të besueshme dhe më kredibile, më profesionale, që falë ndërkombëtarëve, po edhe ekspertëve tanë është ndërtu si institucion. A ka të meta sistemi? Ka të meta dhe duhet të japë dikush përgjegjësi. Mirëpo, nuk mund t’i akuzojmë gjithë në sistem të drejtësisë dhe të sigurisë, për shkakun se në sistem të sigurisë, sidomos policia, ka zbuluar raste aq të mëdha, ka kryer punë aq të mëdha sa që ka për lakmi edhe shtetet tjera që kanë traditë shtetërore ndoshta me shekuj”, tha Mujaj.

Ai tha se ndërhyrjet politike po e dëmtojnë më së shumti policinë dhe po e zhveshin nga dinjiteti.

“Ne kemi një komponentë këtu e ajo është komponenta e politikës që është duke i bërë dëm shoqërisë më së shumti, sidomos policisë. E policia ka qenë tabelë qitjeje prej institucioneve. Një polic trajtohet më së paku me dinjitet edhe prej Prokurorisë, edhe prej Gjyqësisë, edhe prej Qeverisë, edhe prej Parlamentit. Na e kemi pa momentin që ka ardh në pushtet Qeveria që është në dorëheqje”, deklaroi Mujaj.

Deklaratën e plotë të Muhamet Mujajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA