spot_imgspot_img
spot_img

Muaji i top-ndeshjeve për Kombëtaren e Kosovës në hendboll

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri te fillimi i fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026 të hendbollisteve.

Kombëtarja jonë është në grup shumë sfidues, me superfuqi të hendbollit.

Që më 15 tetor, vajzat tona përballen me Francën, njërën prej top-ekipeve të hendbollit botëror.

Franca është bindshëm Kombëtarja më e fortë që paraqitet në kualifikime ku ishte e para në vazon e parë.

Francezet janë kampione olimpike nga Tokio 2020 dhe nënkampione olimpike nga Parisi 2024. Janë edhe kampione në fuqi të botës. Pos në vitin 2023, Botërorin e kanë fituar edhe në vitin 2017 dhe në vitin 2003. Kanë luajtur edhe në katër finale të tjera të Kampionateve Botërore.

Në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, Franca ishte e katërta, njëjtë si në vitin 2022. Në vitin 2020 luajti në finale, ndërsa Evropianin e fitoi në vitin 2018.

Ndeshja me Francën zhvillohet në Nimes.

Menjëherë më 19 tetor, para tifozëve tanë do të paraqitet një tjetër Kombëtare cilësore. Bëhet fjalë për Kroacinë, me të cilën luajmë nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Kroacia nuk e ka nivelin e Francës, por sërish është Kombëtare shumë cilësore evropiane. Ka luajtur në dy Botërorët e kaluar dhe është kualifikuar për Botërorin që mbahet më vonë këtë vit.

Suksesin më të madh Kroacia e arriti në vitin 2020, kur u rendit e treta në Kampionatin Evropian. Ka garuar edhe në Evropianin 2022 dhe në Evropianin 2024.

Të dy ndeshjet do të jenë shumë të vështira për Dardanet.

Në proces është ndërrimi i gjeneratës në Kombëtaren e Kosovës, ndërsa vajzat e reja do të përfitojnë përvojë të pakrahasueshme nga ndeshjet me Francën dhe Kroacinë.

Në grupin 1 është edhe Finlanda, me të cilën fillimisht përballemi në mars të vitit të ardhshëm. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA