Avokati Taulant Hodaj dhe gazetari Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, patën një debat të ashpër mbi mënyrën se si duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, përkatësisht votimin e fshehtë apo me ngritje dore.
Hamidi e akuzoi Hodajn se po përpiqet ta relativizojë procesin e votimit, duke e quajtur antidemokratike zgjedhjen e fshehtë të kryetarit.
“Kur don me relativizu gjithçka, flet si zoti Hodaj. Do me thanë, shefin e tempullit të demokracisë, do me e zgjedhjë në mënyrë jo demokratike”, tha Hamidi.
Hodaj insistoi se zgjedhja e kryetarit përmes votës së fshehtë është e paraparë në rregulloren e Kuvendit dhe se çdo interpretim tjetër është i pabazë.
“Unë jam jurist, kam ardh me folë këtu me nene, me kushtetutë, me rregullore, jo pallavra”, u shpreh Hodaj.
Përplasjen mes Taulant Hodajt dhe Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: