Një rast i keqtrajtimit të kafshëve është parë të ketë ndodhur dje në Prishtinë, ku një majmun ishte braktisur dhe i hedhur në plehra.
Lidhur me këtë rast përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar edhe organizata “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, duke kërkuar mbrojtje të këtyre kafshëve nga abuzimet e ndryshme.
“Jemi të shokuar nga rasti që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku shihet që një Majmun ishte i braktisur dhe i hedhur në plehra si të mos ishte kafshë e gjallë por vetëm një objekt i thjeshtë pa asnjë ndjenjë”, thuhet në reagimin e tyre.
Mes tjera po aty thuhet se “Këto kafshë ekzotike mbahen në Kosovë pa asnjë monitorim dhe nuk janë të lajmëruara tek organet përgjegjëse. Edhe po të ishin të lajmëruara, organet përgjegjëse nuk merren fare me mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve të egra dhe ekzotike dhe i shohin ato vetëm si përfitim dhe atraksione”.
Për më tepër, kjo fotografi e abuzimit me kafshë është komentuar edhe sot nga moderatorët e programit të mëngjesit “Alarm” në ATV, për të cilin rast, ende nuk dihen autorët./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: