Në ditën e Shën Nikollës, familjes së Stefan Jovanoviçit nga fshati Dobratini i Graçanicës po i vihet gurthemeli i shtëpisë së re.
Falë Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, familja Jovanoviç nuk do të jetojë në shtëpinë e vjetër.
“Kjo shtëpi do të thotë shumë për mua. Deri tani askush nuk na ka ndihmuar. E falënderojmë z. Rashiq, i falënderoj të gjithë. Jetoj me gruan dhe me dy vajzat, dhe në bashkësi me vëllain dhe babanë. Faleminderit të gjithëve. Shtëpia i ka 75 m2. Punoj si sigurim”, tha Stefan Jovanoviç, kryefamiljar.
Në vënien e gurthemelit të shtëpisë së Jovanoviqit, mori pjesë edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
“Mendoj se është ditë shumë e veçantë për neve serbët dhe kjo na jep shpresë se ne mund të jetojmë e të mbijetojmë këtu dhe natyrisht të ndihmojmë familjet që jetojnë këtu, siç është kjo familja e Stefan Jovanoviqit, i cili është njëri nga fituesit”, tha Rashiq.
Ai për më tepër tha se janë koordinuar me Komunën e Graçanicës, që familjet që aplikojnë për lejet e ndërtimit për shtëpi, të kenë prioritet.
“Më vjen mirë t’ju njoftoj se mosmarrëveshjet që i kemi pasur, i kemi sqaruar dhe kam marrë premtim nga Komuna e Graçanicës, që të gjithë aplikuesit tanë që do t’i kemi ende nga kjo komunë, do të kenë prioritet dhe lejet e tyre për ndërtim do të shqyrtohen me urgjencë dhe ato do të mundësohen brenda dy-tre ditëve”, tha Rashiq.
Megjithatë, Rashiq tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të mbështesë dhe të koordinohet me projekte të ngjashme në të ardhmen, duke u fokusuar në sigurimin e shtëpive të reja dhe renovimin e shtëpive ekzistuese për banorët e komuniteteve jo-shumicë në gjithë Kosovën. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë: