14.7 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Mësimdhënësi del në pension, nxënësit dhe kolegët e surprizojnë në orën e tij të fundit

Mes emocioneve dhe organizimit të veçantë që iu bë nga shkolla “Fehmi Lladrovci” dhe nxënësit e tij, doli në pension pas 35-viteve profesori i historisë Xhavit Bytyqi.
Dhjetëra kolegë mësimdhënës, familjarë e nxënës ishin të pranishëm për të falënderuar Bytyqin për kontributin e dhënë në arsim në edukimin e brezave të rinj.

Ekipi i ATV-së ishte për të përcjellë nga afër emocionet që përcollën Xhavit Bytyqi në orën e tij të fundit si mësimdhënës.

“Ora është e fundit dhe në këtë moment, unë e dorëzoj ditarin dhe me një krenari të madhe, me një respekt të veçantë përshëndetem dhe dalë në pension. Kam shërbyer 35 vite. Mund të them që e kemi ndarë në tri periudha, periudha e para luftës me mundime të mëdha, sakrifica të mëdha, natyrisht me paga, pa paga, pastaj periudha e luftës edhe më e vështirë dhe periudha pas luftës që ne kemi filluar t’i marrim këmbët në arsim dhe natyrisht kemi arritur rezultate të konsiderueshme. Gjithmonë kam qenë i lidhur shumë me shkollën, me nxënësit, me kolegët, kam bashkëpunuar shumë dhe natyrisht edhe me prindërit kam pasur gjithmonë kontakte dhe janë bashkëpunim t’veçantë me ta”, tha Xhaviti në bisedën e tij me ATV-në.

Familja e tij e ngushtë nuk pati si të mos ndihej më pak krenare, pasi kishin pasur fatin që përveç si kryefamiljar, Xhavit Bytyqi të ishte edhe mësuesi i tyre në shkollë.

“Edhe pse është një ditë e veçantë plotë me emocione, po ndihem shumë mirë. Bashkëshortit i uroj plotë shëndet dhe gjitha të mirat e përcilleshin në jetë. Pensionimin së bashku do e shijojmë dhe ndihem krenare çfarë bashkëshorti kam pasur fatin ta kem”, tha bashkëshortja e Xhavitit. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA