“Merruni me vajzën tuaj” – Gazetarja tregon momentin kur zyrtarët shkuan te familja e saj për t’u ankuar

Në një rrëfim të sinqertë e të dhimbshëm në emisionin LIBERO në ATV, gazetarja hulumtuese Saranda Ramaj ndau një prej përvojave më të rënda në karrierën e saj, ku disa zyrtarë shtetëror kishin shkuar deri te familja e saj për të ushtruar presion, vetëm pse ajo bënte punën e saj si gazetare.

Duke folur për momentet më të vështira që i ka përjetuar gjatë punës si gazetare, ajo tha se presioni mbi familjen e saj ka qenë pika më e ndjeshme që e ka bërë të mendojë nëse ia vlen të vazhdojë këtë profesion.

“Unë kam pasë shumë kërcënime, por një që do e veçoja që mua më ka shtyrë për herë të parë me mendu a ia vlenë me ba gazetari sepse për mua nuk ka qenë problem në raport me veten time, unë i kam bërë llogaritë me veten time, por besoj se anëtarët e familjes nuk ia kanë borxh ndonjë anëtari tjetër që të ndihen në një lloj presioni ose të marrin vëmendje nga që skanë të bëjnë më ta, për shkak të punës sime. Më kujtohet para disa viteve, diku ndoshta 6-7 vite, ka pasë zyrtarë shtetëror që kanë shku tek familja e ime në Radavc, tek prindërit e mi edhe në orët e vona të mbrëmjes me iu thënë që merruni me vajzën e juaj. Kur më ka thirrë asokohe nëna e ime ka qenë një prej momenteve më të komplikuara kur unë kam menduar asokohe ndoshta ajo ka qenë mbi 65 vjeç, baba mbi 75 dhe ti e mendon a i vlen me shqetësu prindërit që janë besoj për secilin personat më të rëndësishëm për punën tënde. Ky ka qenë rasti I vetëm që nuk iu kam frikësu asaj qasje”, tha ajo.

Rrëfimin e plotë të Saranda Ramajt në emisionin LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA