Mediat suedeze raportojnë se Naim Murseli ishte i punësuar në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Suedi

Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, duke komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, tha se mediat suedeze kanë raportuar se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, atje ishte i punësuar në kompaninë më të njohur të sigurimeve që quhet “Folksam”.

“Dua dhe të ceku se këtu në media është folur se i dyshuari, domethënë bashkëshorti i viktimës, punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, që quhet Folksam, domethënë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, tha Loncari.

Ajo tregoi se në Suedi, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë krona, që i bie rreth 850 mijë euro.

Sipas saj, në rast se nuk do të zbardhej vrasja e të ndjerës Liridona Ademajt, paratë e sigurimit jetësor do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari./atvlive.tv

Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA