Këngëtari nga Shqipëria, Erik Lloshi, është shprehur i indinjuar nga disa komente që i kanë ardhur së fundmi në emisionet që ka folur në nderim dhe në kujtim të Shpat Kasapit.
Ai ka treguar në një intervistë se teksa ka qenë i ftuar në një emision menjëherë pas ndarjes nga jeta të artistit, Lloshi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
Prapa emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si ‘Sa bukur qaje’ dhe madje i kanë ardhur ftesa të tjera që ‘të qaj’ sërish për mikun e ndjerë.
Këto fraza i kanë krijuar artistit një irritim dhe është ndjerë tepër i revoltuar se si gazetarët mund të flasin në atë mënyrë për një humbje të tillë si ajo e Kasapit.
I njëjti vdiq pak ditë më parë pas një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali për trajtimin e djalit.
Ai u varros në Tetovë, aty ku ka lindur dhe është rritur, e ka nisur edhe karrierën në muzikë.
I ndjeri ishte vetëm 40-vjeçar.






