spot_imgspot_img
spot_img

Me përsëritjen e gabimit të njëjtë nuk mund të pritet rezultat tjetër

Nga prof. Rexhep Hasani

Nga zhvillimet e deritashme në Mbledhjen konstituive të Kuvendit, është më se e qartë se dështimi në zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, është pasojë e përsëritjes së gabimit të njëjtë, pra e mungesës së vullnetit të deputetëve për tu përcaktuar gjatë votimit. Kjo ka ndodhur gjatë procedimit me tri pikat e rendit të ditës. Bllokada ose vendënumri gjatë seancave absurde për konstituim ndërpritej përkohësisht, kur propozimet merrnin shumicën nevojshme të votave të deputetëve. Kur kjo shumicë mungonte, siç ishte rasti i verifikim ose i vetëverifikimit të mandatit të deputetit (absurd i paprecedent), i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, ndodhte bllokimi i punës. Edhe në rastin e nënkryetarit të pestë nga komuniteti pakicë serb, sikurse në rastit paraprake, përsëritet gabimi i mospërcaktimit të deputetëve, dhe asnjë i propozuar nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

Sipas nenit 67.4 të Kushetutës, në rast të mungesën së konsensusit ndërmjet dhjetë deputetëve që përfaqësojnë komunitetin serb, Lista serbe, e cila ka nëntë deputet, nuk e ka të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin e pestë. Kjo për arsye se edhe deputeti i dhjetë është përfaqësues i komunitetit serb, dhe nuk mund t’i mohohet e drejta e propozimit, pra në këtë rast, e propozimit të vetëvetës. Në të kundërtën, shkelet parimi i pluralizmit, dhe deputetët individual do të ishin të diskriminuar (shih rastin Sejdiç dhe Finci në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga Gjykata e Strasburgut). Kjo për arsye se sipas nenit të përmendur 67.4 të Kushtetutës, për dallim nga neni 12 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili nuk është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës, nënkryetar i Kuvendit zgjidhet deputeti i cili fiton shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët në vazhdim të seancës, për dallim të zgjedhjes së nënkryetarit nga komunitet tjera pakicë në ç’rast pati konsensus ndërmjet tyre, humbën rastin që me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të zgjedhin nënkryetarin e pestë, duke u përcaktuar për njërin nga kandidatët e propozuar nga ky komunitet. Për sa kohë deputetët që nuk përcaktohen, justifikohen duke bërë interpretimin literal të Rregullores, e cila është akt nënligjor, shkelin parimet e përmendura të pluralizmit dhe të mosdiskriminimit, rrjedhimisht shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Në rrethanat aktuale, për të përmbushur detyrimin e zgjedhjes edhe të nënkryetarit të pestë, deputetët duhet të pëcaktohen ndërmjet zbatimit të dispozitave përkatëse të Rregullores së punës dhe të atyre të Kushtetutës. Sipas nenin 12.5 të Rregullores, përfundimi i seancës ndërlidhet me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, por kjo nuk haset në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (shih mendimin mospajtues të gjyqtarit të jashtëm Carolan, në rastin e precedentit të përmendur i vitit 2014). Kjo për arsye se në tekstin e Kushtetutës nuk parashikohet dispozitë që konstaton konstituimit e Kuvendit, për dallim nga dispozita (neni 95.3) për formimin e Qeverisë, sipas së cilës, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendin e Kosovës.

Të nderuar deputetë, mos prisni që përsëritja e gabimit të njëjtë të rezultojë me rezultat tjetër, përveç nëse qëllimi juaj është të fitoni në kohë. Ju edhe ka mundësi ta keni këtë qëllim, sepse vazhdoni edhe më tutje të merrni pagat pa i arsyetuar më punë, por me një sjellje të tillë jeni bërë gazi i botës, dhe mund të fusni shtetin në vështirësi të papara deri tash.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA