Me tre golat e realizuar kundër ekipit nga kazakistani, Kairat Almaty, Kylian Mbappé i është bashkuar grupit elitar të gjashtë futbollistëve që kanë arritur të shënojnë të paktën 60 gola në Ligën e Kampionëve.
Yllit francez i janë dashur vetëm 89 ndeshje për të arritur këtë kuotë, duke e kaluar kështu legjenda si Cristiano Ronaldo (98 ndeshje), Karim Benzema (111) dhe Raul Gonzalez (115).
Shënuesit më të shpejtë të 60 golave në Champions:
Lionel Messi – 80 ndeshje
Robert Lewandowski – 85 ndeshje
Kylian Mbappé – 89 ndeshje
Shënuesit më të rinj në moshë me 60 gola
Lionel Messi – 26 vjeç e 86 ditë
Kylian Mbappé – 26 vjeç e 284 ditë
Cristiano Ronaldo – 29 vjeç e 21 ditë
Raul Gonzalez – 30 vjeç e 237 ditë
Karim Benzema & Robert Lewandowski – të dy me nga 31 vjeç
Historike edhe për Real Madridin
Mbappé hyri në histori të Real Madridit duke u bërë lojtari i katërt që realizon “hat-trick” në Ligën e Kampionëve jashtë stadiumit “Santiago Bernabeu”. Përpara tij, këtë arritje e kishin shënuar:
Ronaldo Nazario
Karim Benzema
Cristiano Ronaldo
Pozicionimi në listën e golashënuesve të Champions League
Pas “hat-trick”-ut ndaj Kairatit, Mbappé është ngjitur në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, duke kaluar Thomas Müller (57 gola).
Top 6 golashënuesit në histori të Champions League:
Cristiano Ronaldo – 140 gola
Lionel Messi – 129 gola
Robert Lewandowski – 105 gola
Karim Benzema – 90 gola
Raul Gonzalez – 71 gola
Kylian Mbappé – 60 gola (dhe në rritje)
Mbappé ka shënuar 5 gola në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, përfshirë edhe dy golat ndaj Marseille në fazën e grupeve.
Përkundër ritmit të tij të lartë, do të jetë një sfidë e vështirë të arrijë shifrat rekorde të Cristiano Ronaldos (140 gola) apo Lionel Messit (129 gola). Megjithatë, talenti dhe mosha janë në anën e tij. /ATVLIVE.TV