Kalo te përmbajtja
Të fundit

Maqedonci: FSK nuk negocion me biznese private për blerjet ushtarake

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Maqedonci: FSK nuk negocion me biznese private për blerjet ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi se të gjitha blerjet ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) bëhen përmes procedurave zyrtare dhe negociatave shtet më shtet, duke mohuar çdo përfshirje të bizneseve private në këtë proces.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes nuk negocion me kompani private për blerjet ushtarake të FSK-së, pasi të gjitha procedurat zhvillohen përmes komisioneve zyrtare dhe në bashkëpunim me shtetet partnere.

Reklamë

“Të gjitha blerjet ushtarake zhvillohen në mënyrë zyrtare, përmes komisioneve. Si ministër, unë aprovoj listën e blerjeve dhe raportet përkatëse, të cilat përmbajnë propozime nga prodhues të ndryshëm me të cilët bashkëpunojmë. Përzgjedhja e prodhuesve bëhet përmes sistemit shtet më shtet, ku komunikojmë direkt me ministritë e Mbrojtjes të vendeve partnere”, tha Maqedonci.

Ai thotë se procedurat e blerjeve janë të rregulluara nga shtetet partnere, të cilat propozojnë prodhuesit e tyre pas ndjekjes së procedurave të tyre të brendshme.

“Ne nuk zhvillojmë negociata me biznese të brendshme. Ministritë e Mbrojtjes të shteteve me të cilat bashkëpunojmë zhvillojnë procedurat e tyre dhe na propozojnë prodhuesit e tyre për të negociuar me komisionet tona”, u shpreh Maqedonci.

Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Maqedonci: FSK nuk negocion me biznese private për blerjet ushtarake | ATV