Reperi Majk ka surprizuar publikun e tij me një deklaratë të fundit që ka dhënë gjatë një interviste për “The Elite Way” në ATV. Ai ka zbuluar se po mendon për fundin e karrierës së tij në muzikë, duke vënë në dukje se prioritetet dhe qëllimet e tij po ndryshojnë me kalimin e kohës.
“Njeriu gjithmonë piqet më shumë dhe qëllimet në jetë ndryshojnë. Mendoj që nuk kam qejf ndoshta as deri në 40 vjeç duke bërë rep,” është shprehur artisti, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten duke ndjekur këtë rrugë artistike edhe për shumë gjatë.
Majk është një ndër reperët më të njohur në industrinë muzikore shqiptare, i njohur për hite që dëgjohen ndër vite.
Por përveç muzikës, reperi foli edhe për një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tij – raportin me të birin. Ai tregoi se roli i babait ka ndikuar pozitivisht në çdo aspekt të jetës së tij, duke e bërë më të kujdesshëm dhe më të vetëdijshëm për zgjedhjet që bën.
“Jo veç në muzikë, por më ka bërë të kujdesshëm në çdo aspekt të jetës. Jo veç kur bëj një tekst, në çdo paraqitje,” tha reperi, duke nënvizuar se përgjegjësitë e tij si baba i kanë dhënë një perspektivë të re për jetën.
Majk ka treguar më parë dashurinë dhe përkushtimin për të birin, duke ndarë shpesh momente të veçanta me të në rrjetet sociale./NO FILT/