Lista Serbe ditën e nisi në Shtërpcë, komunë kjo që kanë udhëheqin
E si në nivel lokal, partia më e madhe serbe, kërkoi nga qytetarët e këtij komunitet, që tua japin besimin edhe për zgjedhjet nacionale.
Masës fillimisht iu drejtua kryetari i komunës Ivica Tanasijević, i cili u kërkoi bashkëqytetarëve që mos ta lënë këtë parti nën 10 deputet në kuvend.
“Dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës na garantojnë se jemi shtyllë e pashmangshme në ruajtjen e interesave tona dhe në mbrojtjen e popullit tonë në këto hapësira. Një votë për Listën Serbe është votë për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, për qëndrim dhe mbijetesë. Është votë për një jetë të qetë dhe dinjitoze për çdo njeri. Votojmë që të jemi zot në tokën tonë, që zëri ynë të dëgjohet dhe të respektohet. Në këto zgjedhje nuk mbrojmë vetëm një të nesërme më të mirë, por edhe vatrat tona shekullore, historinë tonë të pasur, faltoret, ruajmë nderin e të parëve tanë dhe tokën që na është lënë trashëgimi”, tha kryetari i Shtërpcës, Ivica Tanasijević
Nga kryesia e partisë, Igor Simiq që për disa mandate qe deputet në kuvendin e Kosovës, kërkoi votë për siç tha, që të fitoi populli serb.
“Në Listën Serbe besojmë se kryeqyteti i të gjithë serbëve është Beogradi dhe jo Prishtina, dhe të gjithë në këtë sallë e dinë mirë këtë. Fatkeqësisht, po ashtu e dini se në radhët tuaja, në radhët e popullit serb, ka disa që janë mashtruar nga Prishtina, u kanë premtuar gjëra, u kanë dhënë dhurata të ndryshme. A është e mundur që një njeri të blihet për 100 euro, që për 100 euro të shesë të ardhmen e fëmijëve të vet dhe të popullit të vet? Nga ana tjetër, përballë nesh është një njeri që ka votuar për t’u marrë toka bujqve serbë në Zubin Potok dhe Leposaviq, që nuk u kundërshtua kur u formua muzeu i gjenocidit të serbëve në Kosovë, që nuk tha asnjë fjalë kur u sulmuan institucionet tona, Qendra për Punë Sociale, kur u përpoqën ta vështirësonin maksimalisht jetën e popullit tonë”, u shpreh Simić.
Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, prioritet mbeten siguria, mbrojtja e pronës dhe institucioneve serbe, si dhe krijimi i kushteve për qëndrim dhe jetë të dinjitetshme të qytetarëve.






