Në mbrëmjen e 19 nëntorit në Bridgestone Arena të Nashville, u mbajt edicion i 59-të i “CMA Awards” ku u shpallën fituesit e mëdhenj të muzikës country, me disa surpriza dhe momente historike.
-
Entertainer i Vitit: Lainey Wilson, e cila jo vetëm që udhëhoqi ceremoninë, por fitoi çmimin kryesor si ylli më i shquar i natës.
-
Albumi i Vitit: “Whirlwind” nga Lainey Wilson mori këtë çmim dhe jo vetëm..
-
Vokaliste Femër e Vitit: Edhe këtë kategori e fitoi Lainey Wilson dhe kjo është hera e katërt që ajo fiton këtë kategori.
-
Vokalisti Mashkull i Vitit: Cody Johnson, i cili i solli vetes këtë trofe për herë të parë.
-
Grupi Vokal i Vitit: “The Red Clay Strays”, duke ndërprerë dominimin e “Old Dominion”-it në këtë kategori.
-
Duo Vokale e Vitit: “Brooks & Dunn” rikthehen në skenë me fitore të 16-të në këtë kategori.
-
Single i Vitit: “You Look Like You Love Me” nga Ella Langley & Riley Green mori çmimin për performancën më të mirë single.
-
Kënga e Vitit: Po e njëjta këngë “You Look Like You Love Me”, fitoi edhe për tekstin dhe kompozimin e saj.
-
Artist i Ri i Vitit: Zach Top, i cili emocionoi me fjalimin e pranimit.
-
Ngjarja Muzikore e Vitit: “Pour Me a Drink” i Post Malone me Blake Shelton, u shpall si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit.
-
Muzikanti i Vitit: Paul Franklin fitoi trofeun për muzikantin më të dalluar (Steel Guitar).
-
Videoja Muzikore e Vitit: “You Look Like You Love Me” e Ella Langley & Riley Green morën këtë çmim, duke vlerësuar regjinë e videoklipit.
-
Çmimi i Jetës (Willie Nelson Lifetime Achievement): Mjeshtri Vince Gill u nderua për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën country.
Nata u shënua nga performanca energjike e Wilson, bashkë me interpretimet e Luke Combs, Chris Stapleton dhe artistëve të rinj si Zach Top.
Në përgjithësi, CMA Awards 2025 reflektuan një balancë mes yjeve klasike dhe rinisë në rritje, duke treguar se muzika country ka ende shumë histori për të treguar.







