Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës”, Fehmi Kupina ka vazhduar të takojë qytetarë të Kryeqytetit, për t’ua kërkuar besimin që vendet në asmable t’i gëzojnë edhe një mandat tjetër.
Të enjten Kupina bashkë me Mentor Isufin, kandidat për Kuvend Komunal, ishin në Kalabri në takimin e radhës me qytetarë. Sic shkruan Kupina, “kudo që po shkojnë po gjejmë frymë të fitores e atmosferë të mrekullueshme.”
Falenderues është ndaj mbështetësve, derisa thotë se numri i përfaqësuesve të “Lidhjes së Prishtinës” do të jetë më i lartë në Kuvendin Komunal.
“Lidhja e Prishtinës” që garon me numrin 115, gjatë kësaj jave ka takuar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm. Sipas bartësit të Listës, Fehmi Kupinës kjo qendër ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme.
“Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.” – ka shkruar mes tjerash, Kupina pas vizitës në këtë qendër.
Kjo iniciativë garon më 12 tetor me 56 kandidatë për asamble komunale të Prishtinës.