Kalo te përmbajtja
Të fundit

LDK përmbyll fushatën zgjedhore me tubim madhështor në Prishtinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

LDK përmbyll fushatën zgjedhore me tubim madhështor në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare me një tubim të madh në Prishtinë. Në këtë tubim, përveç kryetarit të LDK-së dhe kandidatit për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, morën pjesë edhe shtatë kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së si dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie.

Para mijëra përkrahësve, Abdixhiku deklaroi se ky tubim nuk përfaqëson vetëm mbylljen e një fushate zgjedhore, por, siç u shpreh ai, hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati për kryeministër u ndal edhe te gjendja sociale dhe ekonomike në vend, duke përmendur sfidat me të cilat përballen familjet, të rinjtë, mësuesit, punonjësit shëndetësorë, forcat e sigurisë dhe komuniteti i biznesit.

Abdixhiku prezantoi gjithashtu prioritetet infrastrukturore të LDK-së, duke premtuar përfundimin e projekteve madhore rrugore.

Tubimi në Prishtinë shënoi zyrtarisht përmbylljen e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

LDK përmbyll fushatën zgjedhore me tubim madhështor në Prishtinë | ATV