Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Smaj Latifi, në emisionin COMPASS në ATV, tha se shkalla e varfërisë në vend është në përmasa ekstreme dhe situata po përkeqësohet çdo ditë.
Latifi tha nevojën për projekte që adresojnë mirëqenien sociale, pagat dhe skemat e pensioneve.
“Shkalla e varfërisë, është në përmasa shqetësuese, pra është ekstreme dhe numri i tyre që po rritet nga dita në ditë. Ne kemi po ashtu edhe një projekt që lidhet pastaj me skemat e pensioneve, me pagat, me mirëqenien sociale, përkujdesje ndaj kategorive të cilat janë me nevoja të veçanta”, deklaroi Latifi.
Ai foli për potencialin e bujqësisë, agroturizmit dhe turizmit si mundësi për punësime të reja.
“Ne mendojmë që edhe bujqësia, edhe agroturizmi, edhe turizmi në qoftë se ka mbështetje në dimensione të ndryshme, është mundësi edhe për punësim, po edhe për rritjen e mirëqenies, po edhe për rritjen e profitit, pastaj partneriteti me bizneset është tepër me rëndësi dhe sigurisht edhe investimet në në partneritet publiko privat, që po ashtu pak janë shfrytëzuar, ose të themi hiç nuk janë shfrytëzuar në vitet e fundit”, u shpreh ai.
Deklaratën e plotë të Smaj Latifit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë: