spot_imgspot_img
spot_img

Lamine Yamal: “Urime Dembélé për një sezon të jashtëzakonshëm”

Pas një nate të mbushur me emocione në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në Paris, Lamine Yamal ka reaguar publikisht ndaj triumfit të Ousmane Dembélé, duke lënë pas tensionet e së kaluarës dhe duke dhënë një shembull sportiviteti.

Dembélé shkroi histori, duke u bërë lojtari i parë i PSG-së që fiton çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, falë 35 golave dhe 16 asistimeve në sezonin e kaluar. Ai triumfoi bindshëm përballë Yamalit, ndërsa bashkëlojtari i tij Vitinha zuri vendin e tretë në renditje.

“Ky çmim është meritë e ekipit. Faleminderit shokëve të skuadrës dhe qytetit tim të lindjes, Eure. Ata më kanë dhënë forcë të jem ky që jam sot,” deklaroi Dembélé gjatë marrjes së çmimit.

Ndërkohë, edhe pse nuk arriti të bëhej fituesi më i ri i Topit të Artë, Lamine Yamal nuk mbeti pa trofe. Ai rrëmbeu për herë të dytë Trofeun Kopa, që i jepet lojtarit më të mirë të ri në botë.

Në një postim në Instagram, Yamal shkroi:
“Plani i Zotit është perfekt. Duhet të ngjitesh për të arritur në majë. I lumtur për Trofeun Kopa për herë të dytë – dhe urime Dembélés për çmimin dhe sezonin fantastik që pati.”

Ky mesazh erdhi pak muaj pasi ai kishte kritikuar francezin në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në fjalimin e tij për çmimin Kopa, Yamal pranoi me humor:
“Nuk e di nëse jam gati për trofeun e madh… ndoshta shihemi vitin tjetër.”

Megjithatë, vendi i dytë i siguruar nga ai në këtë edicion mbetet historik – asnjë lojtar më i ri në moshë nuk ka arritur ndonjëherë këtë pozicion, duke thyer rekordin e legjendës Ronaldo Nazario, i cili ishte 20 vjeç kur përfundoi i dyti në vitin 1996. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA