Janë zhvilluar ndeshje tejet të rëndësishme në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Los Angeles Lakers ka arritur të mposhtë në shtëpi rivalin lokal Los Angeles Clippers,duke e mundur me rezultat 125:122.
Luka Doncic me 38 pikë e 11 kërcime si dhe Austin Reaves me 29 pikë të tjera ishin më të mirët për Lakers,ndërkohë kontribut dha dhe Lebron James që regjistroi 11 kërcime.
Tek Clippers më i miri ishte Kaëhi Leonard me 31 pikë të realizuara,teksa kontribut dha dhe Bennedict Mathurin me 26 kërcime e 7 kërcime si dhe Brook Lopez me 10 kërcime.
Në anën tjetër kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka arritur të mposhtë në shtëpi Brooklyn Nets me 19 pikë epërsi 105:86.
Jared McCain me 21 pikë dhe Chet Holmgren me 15 pikë e 7 asistime ishin basketbollistët më të mirë për Thunder,kurse për Nets më të mirët ishin Michael Porter Jr me 22 pikë e 9 kërcime,si dhe Nolan Traore kontribuoi me 17 pikë të tjera.






