Kusari-Lila tregon si e ka mësuar gjuhën serbe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ditëve të fundit ka qenë një ndër temat kryesore në media, për shkak të publikimit të përgjimeve nga gazeta Nacionale të bisedave të saj me ish-deputetin e Listes Serbe Slavko Simiq.

Në këto audio incizime, ajo dëgjohet duke folur në gjuhën serbe.

E ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, ajo ndër të tjera, ka treguar edhe historikun se si e ka mësuar gjuhën serbe.

“Unë në Kuvendin e Kosovës kam mbajtur fjalim në gjuhën serbe. Unë nuk turpërohem se flas gjuhën serbe. Në fakt e kam përvetësuar gjatë fëmijërisë time që jam rritur në pjesë, nuk jam rritur në Gjakovë. Si fëmijë jemi transferuar për shkak të punës së babit në Pejë. E kam mësuar gjuhën, në fakt pa vetëdije në komunikim me fëmijët që kemi jetu në një bllok banesor që kanë qenë të komunitetit malazez, një vajzë me të cilën kemi shku edhe në shkollën e njëjtë, dhe prej aty e kam ripërseritë, e kam rimësu gjuhën kur kam fillu punën në institucione, për arsye të nevojës së komunikimit dhe vlerës që ka një gjuhë, pa marrë parasysh gjuhë e kujt është dhe ky komunikim nuk është ndalë tek unë”, ka treguar ajo.

Kusari-Lila thotë se nuk ndihet e turpëruar që flet gjuhën serbe dhe se për të, njohja e një gjuhe është vlerë.

“Në mënyrën dhe formën se si unë komunikoj, është për arsyen se unë mendoj se njohja e një gjuhe është vlerë, nuk është turp edhe anatemomi në këtë mënyrë i formës së gjithçka që del, unë e kuptoj që vjen prej një procesi që është i ushqyer fillimisht me krejt atë që kemi pasur si traumë të luftës dhe pastaj me manipulim të asaj sipas tekeve. Do me thënë, nëse ne na pëlqen, nëse ne kemi bashkëpunëtorë dikën, mundemi me komuniku, ndërsa për publik flasim diçka tjetër. Unë besoj në vlerat liberale, individuale të respektimit të vlerave të secilit njeri, por gjithashtu edhe në përgjegjësinë e secilit në veprimet që i bëjnë”, është shprehur Kusari Lila. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA