Kamera ilegale e vendosur në një shtyllë elektrike në komunën e Leposaviqit, e cila është monitoruar nga BIA serbe, sipas hulumtuesve të Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka pasur për qëllim monitorimin dhe gjetjen e pozicioneve të përshtatshme, që të mund të hidhen në veprim dhe të kontrollojnë lëvizjet e organeve të Kosovës, në mënyrë që të gjejë momente të caktuara që të sulmojnë, si në rastin e Banjskës.
Hulumtuesi i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octapos”, Gurakuç Kuçi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se institucionet e Serbisë, fatmirësisht për Kosovën kanë ra në një pozitë jashtëzakonisht të dobët të kontrollit të Kosovës.
“Institucionet e Serbisë, fatmirësisht për ne dhe fatkeqësisht për ata, kanë ra në një pozitë jashtëzakonisht të dobët të kontrollit të Kosovës të tyre, saqë më efektiviteti të kontrollit të Kosovës, përveç që nuk është siç ka qenë, ata duhet që në orët e energjisë elektrike, të fshehin kamerat e tyre që të mund të kontrollojnë diçka.. Ka qenë e vendosur jo rastësisht, por strategjikisht që të kontrolloj të gjitha rrugët, i ka bartur informacionet te Shërbimet e Inteligjencës së Serbisë. Kanë pasur për qëllim monitorimin dhe gjetjen e pozicioneve të përshtatshme, ku ata mund të hidhen në veprim për çështje të caktuara, po ashtu të kontrollojnë lëvizjet e organeve të Kosovës, në mënyrë që të gjejë momente të caktuara që të sulmojnë si në rastin e Banjskës”, ka thënë Kuçi.
Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele. /kp