Në Galerinë Kombëtare do të mund të vizitoni ekspozitën e quajtur Farë e çuditshme, nga Fatmir Mustafa – Karllo, kuruar nga Thomas Oberender.
Punimet e prezantuara në këtë ekspozitë, u përkasin situatave në raport me hapësirat historike dhe publike.
Materiali ju referohet pikërisht këtyre hapësirave publike dhe historike dhe nga to edhe buron materiali i përdorur.
Pajisje mbrojtëse të punës, asfalt, dokumente historike – këto janë farat e çuditshme që artisti i përcjellë me kalimin e kohës dhe i përfshin në veprën e tij si forma rebeluese e alternative të kujtesës.
Ekspozita vazhdon të jetë e hapur deri më 04.06.2023.
Gjithashtu në Galerinë Kombëtare vazhdon të qëndron e hapur ekspozita “Bliss -misery is a butterfly”, nga artisti Leart Rama.
Punët e prezantuara, si tema kanë familjen dhe identitetin krahas eksplorimit të dëshirave personale, intimitetit dhe kënaqësisë.
Të shtunën, në KinoArmata në ora 18:00 do të mund të ndiqni filmin “The climate of change”.
Filmi është një këndvështrim i brendshëm për botën e veprimit të drejtpërdrejtë midis aktivistëve të dhe korporatave të lëndëve fosile.
Kjo vepër cilësohet si një pasqyrë e papërpunuar, autentike dhe emocionale në betejën e Davidit dhe Goliatit nga vija e parë e frontit. /atvive.tv