Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se për të pasur një qeveri funksionale dhe të qëndrueshme katërvjeçare, opsioni më i mirë do të ishte një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, me përfshirjen e të gjitha komuniteteve joshumicë.
Sipas tij, një bashkëqeverisje e tillë do të siguronte stabilitet institucional dhe do ta përgatiste vendin për sfidat kushtetuese që e presin, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit.
“Qeveria me qenë stabile, një qeveri e cila do të zgjasë katër vjet, ta quajmë kështu, duhet me qenë Vetëvendosje–PDK. Edhe minoritetet, krejt, edhe njëzet minoritete, sepse kemi obligim kushtetues për integrim,” tha Kadri Kryeziu.
Ai shtoi se opsionet e tjera për formimin e Qeverisë janë më të brishta dhe nuk garantojnë një mandat të qëndrueshëm.
“Opsioni i tretë është Vetëvendosja me LDK-në, minoritetet dhe Nismën, por kjo është një qeveri e brishtë, jo serioze, ta quajmë kështu, dhe nuk mundemi me pasë pritje të mëdha,” u shpreh Kadri Kryeziu.
Deklaratën e plotë të Kadri Kryeziut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: