Kryetarja e PE-së: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, tha se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe se kjo është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin, dhe siç shtoi ajo, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhja e tyre janë kyçe. Vendet e rajonit, siç tha ajo, duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe.

“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshime që sigurojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin,” shkroi Mecola në Twitter.

Në një video-mesazh ajo kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkuan përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Ju dëgjuam me zë të lartë dhe qartë. Kjo po zgjat shumë, por gjërat ende po ecin përpara. Bota po ndryshon dhe BE-ja po ndryshon bashkë me të. Ndër arritjet e fundit është miratimi i statusit të kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të duhet të aplikojnë më për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, por edhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë t’i përmbahet kritereve të anëtarësimit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe.Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç. ndërlidhja përmes infrastrukturës, teknologjisë, dixhitalizimit, e gjithë kjo do të krijojë më shumë siguri”, tha Mecola.

Ajo shtoi se perspektiva e anëtarësimit në BE shërben si një nxitje e fortë për të çuar përpara reformat që janë kyçe për përmirësimin e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe promovimin e lirisë së medias.

“Në rrugën drejt integrimit dhe reformës evropiane, më lejoni t’ju them se Parlamenti Evropian qëndron pranë atyre që duan t’i bashkohen projektit tonë të madh evropian të paqes dhe prosperitetit,” tha Mecola.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA