Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosja nuk mund të formojë qeveri vetëm me 48 deputetë dhe disa minoritarë, pasi një qeveri e tillë nuk do të mund të miratonte marrëveshje ndërkombëtare.
Ai tha se përballë zhvillimeve globale dhe dialogut me Serbinë, Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse.
“Ti nuk mundesh me pretendu me ba një qeveri qysh po thotë Vetëvendosja, 48 me do minoritarë me i ba 61, se s’mundesh me kalu asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Na jena përballë disa marrëveshjeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Sipas tij, partitë politike po sillen si në “kopsht fëmijësh”, duke refuzuar bashkëpunimin, ndërkohë që qytetarët kanë votuar për një qeverisje të përbashkët.
“Ne i kemi ato parti politike në Kosovë, të cilat dalin e folin secila prej tyre si fituese. Përpos partisë fituese, në të tri partitë që pak refuzojnë me folë, është njëfarë si kopshti i fëmijëve, kush është pak më i pari, kush po do me prijë. Për mendimi jem, kjo është më tragjike që na po përballemi”, u shpreh Vullnet Krasniqi.
Deklaratën e plotë të Vullnet Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: