Kalo te përmbajtja
Të fundit

Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veriun e vendit është e qetë, prandaj beson thellësisht se nuk ka as një arsye që Ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur, raporton EO.

Mirëpo, ministri nuk është përgjigjur se kur do të hapet ajo, ndërsa ka thënë se hapja e saj nuk do të kishte asnjë ndikim negativ në vend.

Reklamë

“Nuk ka as një arsye që kjo urë të qëndrojë e mbyllur. Qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore, qytartët e jugut kalojnë nga pjesa e veriut. Situata është e qetë, e kontrolluar, është në atë formë që hapja e urës nuk do të kishte as një ndikim. Besojmë thellësisht se këtu nuk ka as një arsye që të mos ketë hapje të urës”, ka thënë ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat | ATV