Përgatiti: Krenare Mulliqi
Për 27 për qind është rritur vlera e kredisë për ekonomi familjare gjatë vitit 2024.
Kosovarët gjatë vitit të kaluar morën 3.7 milionë euro kredi vetëm për ekonomi familjare, me kufi prej 10 mijë euro për kredi.
Përmes një përgjigje për ATV-në Banka Qendrore e Kosovës, tha se në numër kjo lloj kredie është rritur për 10.8 për qind.
“Kreditë nën 10,000 euro përbëjnë 27%, kurse mbi 10 mijë euro janë 73%. Ndërsa, vetëm kreditë mbi 30 mijë euro janë rreth 36% në Vlerë të kredive, që tregon se kreditë me vlerë më të mëdha janë rritur”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Kreditë për ekonomi familjare shpesh merren vetëm për konsum sipas eksperteve të ekonomisë. Jakup Bellaqa vlerëson se kjo po ndodh për shkak të çmimeve të larta që vazhdojnë të jenë në vend.
Njëkohësisht disa qytetarë vlerësohet se për nevoja të ndryshme paguajnë kredi tash e më shumë se 20 vjet.
Vlera e kredive që morën kosovarët gjatë vitit të kaluar në bankat komerciale arriti në 5 miliardë e 668 milionë euro, apo 768.9 milionë euro më shumë se në vitin 2023.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: