Kosova është ende larg anëtarësimit në Zonën e Pagesave Vetëm me Euro, e njohur si SEPA

PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

Banka Qendrore e Kosovës është ende larg anëtarësimit në Zonën e Pagesave Vetëm me Euro, e njohur si SEPA.

SEPA është nismë gjithë -evropiane, e themeluar në vitin 2008, për të thjeshtësuar, përshpejtuar dhe harmonizuar pagesat elektronike, duke ulur sa më shumë kostot. E deri më tani, BQK ka arritur të bëjë para-aplikimin në Komisioni Evropian për anëtarësim në këtë sistem dhe është në pritje të vlerësimit.

Por pengesë drejt avancimit del të jetë edhe shqyrtimi i disa ligjeve nga Gjykata Kushtetuese që prekin direkt BQK-në siç është Ligji për Bankat dhe ai për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Interpretim të gjykatës për këto ligje kishte kërkuar PDK-ja qysh nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Presim që Kosova të marrë edhe vlerësimet preliminare rreth nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe teknike për anëtarësim në SEPA. Kjo megjithatë është jashtë ndikimit të BQK-së. Sigurisht, hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve do të mundësonte përmbylljen e këtij procesi preliminar dhe përgatitjen e aplikacionit përfundimtar”, deklaruan nga BQK-ja.

Por njohës të procesit megjithatë thonë se BQK-ja duhet të bëjë më shumë.

Sipas, Skënder Krasniqit nga Dhoma e Afarizmit përftimet e Kosovës nga anëtarësimi në SEPA do të ishin të mëdha, sidomos në uljen e kostos së remitencave dhe shkëmbimit tregtar me vendet evropiane.

SEPA mund të zbatohet edhe në vendet joanëtare të Bashkimit Evropian duke unifikuar pagesat ndërkufitare dhe duke i kursyer rajonit 500 milionë euro brenda një viti.

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA