Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova e varfëruar në katër vitet e fundit, sipas Emine Dacit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova e varfëruar në katër vitet e fundit, sipas Emine Dacit

Kandidatja për deputete nga AAK, Emine Daci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në katër vitet e fundit Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha ekonomike dhe sociale.

Ajo tha se mungesa e një vizioni të qartë ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe jetën sociale.

Reklamë

“Kosova u varfërua dhe u shndërrua në një vend vështirë të jetueshëm. Rritja ekonomike ka qenë e papërfillshme”, tha Daci.

Gjithashtu, ajo përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë si një problem të vazhdueshëm.

“Jemi ballafaquar me mbyllje të bizneseve, krizë energjetike, dhe mungesë të vendeve të punës, sidomos për të rinjtë dhe gratë,” shtoi ajo.

Deklaratën e plotë të Emine Dacit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kosova e varfëruar në katër vitet e fundit, sipas Emine Dacit | ATV