Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë.
Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.
Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.
“Historia jonë e gjatë e një populli të përvuajtshëm tregon se në asnjë moment të historisë sonë nuk mund të gjejmë një konflikt i cili ka bazë fetare në popullin tonë…Modeli shqiptar vërtetë që ekziston ai edhe duhet të përdoret dhe të përhapet akademikët duhet të prodhojnë sa më shumë literaturë për këtë model sepse ky model është i vërtetë dhe është pasuri që e kemi dhe duhet ta shpërndajmë dhe ndajmë me të tjerët”, theksoi ai.
Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.
“Në këtë kohë kur bota përballet me sfidat të shumta përçarje, konflikte me tendenca për të rënë dallimet mbi atë që na bashkon, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë dialogu është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse. Modeli ynë i unitetit të përbashkët, respekti për të dallueshme është mënyra më e mirë për të motivuar shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë se Kosova dhe populli i saj ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe respektit mes festimeve të ndryshme dhe etnive të shumta. Kjo është një trashëgimi e çmuar që jo do të duhej të ruhej, por edhe të forcohet gjithnjë e më shumë”, theksoi ai.
Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.
“Zgjidhja e lumturisë, bashkëjetësës, harmonisë nuk është vetëm në aspektin politik e ekonomik, por gjithashtu në dialog, në bashkë ezkistencën paqësore në mes të përfaaqësuesve të kulturave të ndryshme dhe fetare të cilat ekzistojnë në Ballkan… Selia e shenjt promovon dialogun ndërfetar për kohë të gjatë si kishë katolike në kontestin ndërfetar dhe ne mundohemi që të zhvillojmë dialog në shumë mënyra”, theksoi ai.