Komunat paralele u mbyllën me vulë të Inspektoratit të Tregut

Përgatiti: Fatlum Jashari

Përveç postave paralele-ilegale të Serbisë, pasi i mbylli, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut letër-vula të njëjta për “ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë” u vendosi edhe të ashtuquajturave komuna.

Për postat, drejtori i tyre Ivan Milojevic tha se u mbyllën përkohësisht me arsyetimin se nuk kanë licencë.

Ndryshe nga letër-vula e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thanë se komunat paralele-ilegale u mbyllën përfundimisht.

Të enjten, asnjëra nga Ministritë nuk sqaroi se pse për institucionet paralele ilegale të Serbisë u përdorën letër-vulat e njëjta si për biznese.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thanë se komunat paralele do të duhej të ishin trajtuar ndryshe.

“S’ka logjikë, sepse ato janë komuna paralele, institucione paralele, dhe të njëjtat ose mbyllen, por nuk mund t’i trajtosh si biznese se do të mbyllen përkohësisht deri në verifikimin e fakteve apo çka do tjetër. Kështu që për ne është e pakuptimtë se si Ministria e Ndërmarrësisë ka dërguar një letër të tillë”, tha Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Një procedurë tjetër, përfshirë vendime gjyqësore, sipas drejtorit të IKD-së, Ehat Miftraj, do të siguronte mbylljen institucioneve paralele.

“Së pari e shoh veprim puro populist, puro politik në kohë fushate. Sepse në mënyrë që këto institucione vërtetë të mbyllen kjo të organizohej në mbikëqyrjen e udhëheqësit të hetimeve, në këtë rast prokurorit”, tha Miftaraj.

Lidhur me reagimin e së enjtes, Bashkimi Evropian nuk sqaroi pse përdori termin “struktura të mbështetura nga Serbia” e jo “struktura paralele te shtetit të Serbisë”.

“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut dhe kjo është absolutisht parësore dhe e nevojshme. Ne po i bëjmë të gjitha përpjekjet në këtë, dhe për këtë po kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira të veprojnë njësoj… Ju i keni parë reagimet tona dhe, siç kam thënë, është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive”, tha zëdhënësja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper.

Krahas BE-së, kritika për aksionin që u realizua pa autorizimin e Prokurorive, me asistencë të Policisë, patën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Gusht, pas një aksioni për mbylljen e strukturave paralele-ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, në një reagim SHBA-ja kishte përmendur instrumentalizimin e Policisë nga Qeveria.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA