Kompania ajrore finlandeze “Finnair”, njoftoi se ka anuluar 110 fluturime për shkak të një greve të sindikatës, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik YLE raportoi se punonjësit e Sindikatës Finlandeze të Aviacionit (IAU) vendosën të hyjnë në grevë.
Thuhet se 110 fluturime u anuluan për shkak të grevës sindikale dhe se afërsisht 14 mijë pasagjerë do të preken negativisht nga ky vendim.
Raportohet se greva do të ndikojë gjithashtu në trajtimin e bagazheve, si dhe në operacionet tokësore dhe shërbimet e ushqimit në Aeroportin e Helsinkit në kryeqytet.
Gjithashtu thuhet se pasagjerëve iu dha mbështetje për të rirezervuar fluturime alternative.
Njoftohet se nëse nuk mund të arrihej një marrëveshje midis kompanisë dhe IAU-së, grevat mund të mbaheshin më 30 maj dhe 2 qershor.
Duke operuar fluturime vendase dhe ndërkombëtare nga Aeroporti i Helsinkit, kompania “Finnair” shquhet si linja ajrore kryesore e Finlandës në Evropën Veriore.