Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit, përfshirë sfidën kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Serbisë dhe miqësoren me Jordaninë.
Në total, trajneri ka ftuar 25 futbollistë, dhe risia kryesore është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares U-21, ka impresionuar me paraqitjet e tij me Shkëndijën, e cila arriti një kualifikim historik në Conference League, duke bindur Silvinjon për ta thirrur në Kombëtare.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i Kombëtares do të nisë më 6 tetor në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë. Kjo ndeshje do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, me orar 20:45.
Ndërkohë, ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani është caktuar për 14 tetor në “Air Albania”, me fillim në orën 19:00. /ATVLIVE.TV