Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina” Arjeta Mjeku, ka folur për njoftimin i cili bëri bujë të madhe në media, pasi ndryshe nga njoftimet e tjera të këtij institucioni, e kishte shkruar me stilolaps të dorës e në fleta me vija.
Arjeta tregoi se si vendosi ta bëjë një formë të tillë falënderimi për pagesat e përfunduara nga ana e konsumatorëve, në formë të shkrimit me stilolaps në një fletë.
Përveç mënyrës se si ajo zgjodhi për të falënderuar konsumatorët, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e publikut ishte edhe bukurshkrimi i saj.
“Ishte e qëllimshme pa e ditur se do të bëhet kaq bujë e madhe në rrjetet sociale… Doja që të ndryshoja diçka nga njoftimet e përditshme. Me këtë kam dashur që të kujtojë dashurinë e kohërave të vjetra, ku të parët tanë kanë shkruar letra dashurie me shkrim dore… Por, qëllimi im ishte ndërlidhja e së shkuarës që po na mungon sot, atëherë letrat kanë treguar më shumë sinqeritet, dashuri dhe me sinqeritetin tim më të madh iu drejtova konsumatorëve në një formë të tillë”, tha Mjeku.
Ndërsa, ajo ka bërë thirrje që mos t’i harrojmë gjërat e bukura që na i kanë lënë të parët tanë.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Arjeta Mjekut, klikoni në linkun e mëposhtëm: