Kina do të hapë një urë në Huajiang në qershor, një strukturë rekord, e cila supozohet se do të reduktojë kohën e udhëtimit nga një orë në vetëm një minutë.
E ngritur mbi 200 metra më e lartë se Kulla Eifel dhe peshon tri herë më shumë, ura përfaqëson një arritje të rëndësishme inxhinierike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Vlerësohet se ky projekt që përfshin “çarjen e Tokës” do të shfaqë aftësitë inxhinierike të Kinës dhe do të nxisë qëllimin e Guizhou për t’u bërë një destinacion turistik i klasit botëror”.
Përveç sigurimit të lidhjeve jetike të transportit në një zonë më rurale të Kinës, ura e re do të jetë gjithashtu një atraksion i madh turistik.
China's Huajiang Grand Canyon Bridge is set to open this year, becoming the world's tallest bridge at 2050 feet high.
Recent footage of the bridge has been released, showing crews putting on the finishing touches.
One of the most insane facts about the bridge is that… pic.twitter.com/DLWuEV2sXQ
— Collin Rugg (@CollinRugg) April 8, 2025
Një nga faktet më interesante për urën që vlerësohet se është “më e larta në botë”, është se ndërtimi filloi në vitin 2022, që do të thotë se u deshën vetëm tre vjet që ajo të ndërtohej.
Siç shkruan CNN, Kina ka një shtytje mbarëkombëtare për të përmirësuar infrastrukturën, veçanërisht në zonat malore relativisht të pazhvilluara si Guizhou, e cila është 800 milje në perëndim të qytetit të Shenzhen.
Kështu, ura nuk ka të bëjë vetëm me thyerjen e një rekordi – pasi të jetë në funksion, do të jetë më e lehtë se kurrë për makinat dhe kamionët që të përshkojnë zonën.