Kim Kardashian u shfaq si Princesha Diana duke vendosur një varëse vintage me kryq Garrard, të cilën e kishte veshur dikur Diana në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles.
Ndryshe nga Diana, e cila e kishte kombinuar varësen me një fustan kadifeje të stilit viktorian në një event bamirësie në vitin 1987, Kim veshi fustan të bardhë nga Gucci me një dizajn më seksi.
44-vjeçarja e shkurtoi zinxhirin e varëses për ta bërë më të shkurtër, duke e vendosur atë mbi deklote. Ajo e përfundoi look-un me një choker me perla dhe një gjerdan diamanti të shkurtër. Kim bleu varësen, e cila përmban ametistë dhe diamante, në vitin 2023 në ankandin e Sotheby’s për 197,453 dollarë, më shumë se dyfishi para ankandit.