Kalo te përmbajtja
Të fundit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Papa Françesku la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njerëzimit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Papa Françesku la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njerëzimit

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një reagimi në uebfaqen zyrtare, ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një udhëheqës shpirtëror me ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, mbështetjen e më të varfërve dhe forcimin e dialogut ndërfetar.

Reagimi i plotë i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Reklamë

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, një udhëheqës shpirtëror që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njerëzimit.

Papa Françesku ishte promovues i palodhur i paqes përmes çarmatimit dhe mbështetës i palëkundur i më të varfërve në shoqëri. Me vizionin dhe thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe dhe për një ekonomi më sociale, ai i dha një dimension shumë të rëndësishëm rolit të Kishës në botën moderne.

Modernizimi i Kishës, përkushtimi ndaj dialogut ndërfetar dhe vizita e tij historike në Shqipëri, vendin e bashkëjetesës shembullore ndërfetare, janë dëshmi e një udhëheqjeje të ndritur dhe të përulur.

Në emër të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për besimtarët katolikë në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në mbarë botën. Kujtimi dhe mesazhi i Papa Françeskut do të jetojnë gjatë në zemrat e njerëzve të mrekulluar nga fjala dhe vepra e tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’