Shoqëria civile ishte tema e kësaj të hëne në “LIBERO” ku ekspertët e fushës treguan më shumë rreth organizatave dhe mënyrën se si funksionojnë ato.
Javë më parë Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR KS) dhe disa organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e Duda Baljes duke shprehur shqetësim në lidhje me “sjelljen dhe deklaratat diskriminuese” të Duda Balje, kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
“…Qëndrimet e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut të cilat janë homofobike dhe diskriminuese bien ndesh me misionin që ka ky komision, kërkesat tona janë të thjeshta dhe mendojmë se zonja Balje nuk e ka vendin aty…”, tha Blendë Pira nga YIHR.
Pira konsideron se gjuha e tillë diskriminuese dhe homofobe e shprehur nga një person që numëron vota të qytetarëve është shumë shqetësuese dhe ndikuese.
“…Kemi parë shembuj të deputetëve të tjerë që kanë keqpërdorur foltoren e Kuvendit për të përhapur bindjet e tyre personale, ne kemi dorëzuar një padi karshi Kuvendit për mos marrjen e masave ndaj këtyre deklaratave që kanë cënuar dinjitetin e një grupi të shoqërisë…”, u shpreh Pira.
Vlen të ceket se edhe deputetja Duda Balje ka reaguar, duke mbrojtur qëndrimin e saj ndaj komunitetit LGBTQ+, dhe duke konsideruar detyrë që të luftojë për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale dhe tradicionale.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: