Kalo te përmbajtja
Të fundit

​Kapen sërish armë e pajisje për kriptovaluta në veri të Mitrovicës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

​Kapen sërish armë e pajisje për kriptovaluta në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe pajisje për kriptovaluta.

Me këtë rast janë konfiskuar një armë e gjatë, pushkë ajrore, pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit, një karikator i revoles, 14 fishekë të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një DVR, një vulë metalike dhe një letërnjoftim.

Reklamë

Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, por është identifikuar një person dhe i cili është me interes për policinë që të intervistohet.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
​Kapen sërish armë e pajisje për kriptovaluta në veri të Mitrovicës | ATV