Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vazhduar fushatën e tij me takime nëpër lagjet e kryeqytetit.
Nga Taukbashqja kandidati i Aleancës premtoi angazhim të fortë, të pathyeshëm, për mbështetje të pakushtëzuar dhe zgjidhje reale për këtë pjesë të kryeqytetit.
Berisha kërkoi votë edhe tek banorët e lagjes Kolovicë, për të cilën tha se ka shumë potencial.
Ardian Gjini që mëton sërish Gjakovën, paraqiti disa grafika me investimet kapitale të bëra gjatë mandatit të fundit.
Ndërkaq, kandidati i Aleancës për kryetar të komunës së Gjilanit, Nazim Gagica vizitoi një biznes gjatë ditës.
Që aty ai u zotua që do ta lehtësoj biznesbërjen në Gjilan.
“Do të angazhohem që të krijojmë kushte edhe më të favorshme për bizneset, duke lehtësuar procedurat administrative dhe eliminuar pengesat institucionale që shpesh i ngadalësojnë ato në rrugën e tyre të zhvillimit”, shkroi ai.
Bekim Krasniqi, kandidati i partisë për Prizrenin, u zotua për arsim dhe siguri të fëmijëve.
Ai shkroi se “ne duam që të gjithë fëmijët tan të ken arsim cilësor dhe një jetë të sigurt. Investimi te edukimi dhe mirëqenia e tyre është investim te e ardhmja e shoqërisë sonë”.
Smajl Latifi që synon edhe katër vjet në krye të Rahovecit, u takua me gratë dhe rininë rahoveciane.
Ai tha se “të rinjtë e gratë, janë dy kategori ku gjendet potencial i madh inovativ e transformues, të cilin duhet NDIHMUAR për t’u përfshirë në punë e shërbim.
Votë nga gratë po kërkon edhe Bali Muharremaj, që iu adresohet atyre përmes një familjareje të tij.
Ndërsa, Labinot Bislimi që garon për postin e kryetarit të Vitisë, premtoi investime infrastrukturore në fshatin Beguncë.
Ai po ashtu u zotua se do të sigurojë ujë të bollshëm për banorët e komunës.