Kamionët e ndihmave presin për Rafah, Guterres: Dy milionë njerëz po vuajnë tmerrësisht

Gazetarët e CNN në anën egjiptiane të kalimit kufitar Rafah panë kamionë nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) që mbërritën të premten në mëngjes.

Kamionë plot me ilaçe bazë, furnizime ushqimore dhe ushqime speciale për fëmijët janë parkuar në anën egjiptiane dhe presin të hyjnë në Gaza.

Në të dy anët e vendkalimit Rafah, po punohet për riparim. Autoritetet egjiptiane filluan heqjen e blloqeve të çimentos në Rafah të enjten, duke u përgatitur për hapjet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres iu drejtua gazetarëve pranë Rafahut, duke thënë se po zhvillohen bisedime për “kufizime” që pengojnë dërgimin e ndihmave në Gaza.

“Ne po punojmë në mënyrë aktive me të gjitha palët për të sqaruar këto kufizime dhe për të qenë në gjendje t’i dërgojmë kamionët në vendet ku ata nevojiten. Ne duhet t’i lëvizim këta kamionë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Guterres.

“Ne kemi dy milionë njerëz që po vuajnë tmerrësisht. Nuk ka ujë, ushqim, ilaçe, karburante. Gazës i duhet gjithçka për të mbijetuar,” tha ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA