Kabashi: Ekstremizmi ideologjik në Kosovë është rritur nga brenda

Ekspertja e drejtësisë, Besa Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se radikalizmi në Kosovë nuk ka ardhur vetëm nga jashtë, por është zhvilluar edhe brenda vendit përmes ekstremizmit ideologjik.

Sipas saj, disa lëvizje politike kanë përdorur metoda të cilat i kanë radikalizuar qytetarët, duke e bërë më të lehtë manipulimin e tyre.

“Këto dy komponenta me rëndësi janë që në Kosovë çka është rritë prej brenda në mënyrë organike është ekstremizmi ideologjik. U rrit përgjatë viteve dhe, për shembull, lëvizjet politike, siç është Lëvizja Vetëvendosje që tash është partia në pushtet, në mënyrën qysh ka mobilizu masat për me kriju ndryshimin që ata kanë dashtë, ka qenë përmes metodave që i kanë radikalizu qytetarët shumë dhe kanë kriju ekstremizëm ideologjik. Çka ndodh kur krijohet ekstremizmi ideologjik te qytetarët? Është shumë lehtë mu manipulu edhe kanë qytetarët shumë më të vështirë me diferencu midis faktit, opinionit. Ki parasysh që jo të gjithë janë ekspertë të fushës, jo të gjithë janë gazetarë”, tha Kabashi.

Kabashi theksoi se situata është përshkallëzuar edhe më shumë pas vrasjes së një rreshteri që kishte shërbyer në UÇK dhe më vonë në institucionet shtetërore.

“Komponenta tjetër me rëndësi në këtë situatë është që është vra një rreshter që i ka shërby jo vetëm institucioneve pas luftës, po ka shërby edhe në UÇK. Kjo e ka bo situatën ende më të ndjeshme. Është fatkeqësi që është dashtë me u vra një rreshter, për mu alarmu të gjithë”, deklaroi Kabashi.

Deklaratën e plotë të Besa Kabashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA