Vështirë të besohet, por dy prezantuesit për Oscar 2025 thuhet se tashmë e kanë refuzuar ftesën.
Ceremonia e çmimeve Oscar ka qenë prej kohësh një ngjarje prestigjioze dhe të qenurit nikoqir i kësaj ngjarje, duke udhëhequr elitën e Hollivudit dhe audiencën gjatë mbrëmjes, është gjithashtu një moment historik në karrierë. Tani Variety shpjegon:Jimmy Kimmel dhe John Mulaney e kanë refuzuar të dy të jenë nikoqir në Oscar 2025.
Kimmel ka qenë tashmë në katër netë të Oscar. Sipas burimeve, ai nuk pranoi të jetë për herë të pestë. Kurse John Mulaney thuhet se ai nuk ka kohë për Akademinë për shkak të orarit të tij dhe sezonit të ardhshëm të emisionit të tij “Everybody’s in L.A”.
Akademia nuk bëri asnjë deklaratë për Jimmy Kimmel apo John Mulaney./NO FILT