Javier Bardem rrëfen historinë e dashurisë me Penélope Cruz

Historia e dashurisë që bashkoi dy nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit është pothuajse e pabesueshme – e mbushur me ngjarje të papritura dhe momente që ngjasojnë me skenarë filmash.

Javier Bardem Penélope Cruz janë të suksesshëm, të lumtur në martesën e tyre dhe prindër të dy fëmijëve (13 dhe 11 vjeç). Aktualisht, Javier shfaqet në serialin e Netflix-it “Monsters: The Story of Lyla and Erik Menendez”.

Në një intervistë, aktori përtej rolit të tij të fundit, zbuloi edhe momente nga historia e  dashurisë kur nusu me Penélope, e cila ishte ende adoleshente. Bardem kujton xhirimet e filmit spanjoll “Jamón, Jamón” (1992), kur ata ishin ende në fillimet e karrierës së tyre. “Ajo ishte 17 vjeçe, unë 22,” kujton ai. “U takuam gjatë një prove kostumesh, pamë njëri-tjetrin dhe diçka ndodhi. Një ndjenjë që nuk ka shpjegim dhe që tejkalon çdo logjikë e arsyetim.”

Pavarësisht këtij momenti magjik, u deshën rreth 16 vite që ata të dy të bëheshin më shumë se thjesht kolegë. Ata thjesht kishin jetë dhe qëllime të ndryshme atëherë, tha aktori. Megjithatë, mes tyre kishte “një energji, një kimi” që mbeti edhe gjatë shumë viteve në të cilat ata nuk kishin asnjë kontakt.

Ata e zbuluan këtë kur Ëoody Allen i solli të dy para kamerës për komedinë e tij romantike të vitit 2008 “Vicky Cristina Barcelona”. “Ne kemi vënë re se ndjenja është ende e gjallë. Shumë e gjallë,” tha Bardem. Dhe kjo duket se I befasoi të dy. Por ata ishin beqarë në atë kohë – u përfshinë me njëri-tjetrin dhe zbuluan se kishin shumë të përbashkëta: “Shumë më shumë sesa prisnim!”

Ata u shfaqën zyrtarisht si çift për herë të parë në Goya Aëards në shkurt 2010, dhe dasma u realizua vetëm pesë muaj më vonë. Herët a vonë të dy me siguri do të jenë sërish bashkë para kamerës./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA