Avokati Arber Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se partitë politike, kur nuk i pëlqejnë vendimet e gjyqësorit, ose tentojnë ta kontrollojnë, ose e diskreditojnë atë për të humbur besimin e qytetarëve.
“Secila parti, kurdo që s’u pëlqejnë vendimet e gjyqësorit, ia takojnë. Unë nisa me thënë që është logjikë e partive populiste kudo në botë. Ma së pari tentojnë m’i kapë gjyqësorin edhe Prokurorinë, nëse nuk arrijnë me kapë, atëherë e diskreditojnë, që m’ia humb besimin. Edhe kjo po ndodh edhe te na fatkeqësisht,” tha Jashari.
Sipas tij, edhe në rastin e pretendimeve për manipulime me vota, problemi ishte mungesa e provave të mjaftueshme për t’u vlerësuar juridikisht.
“Fakte kushdo që ka, e fiton çështjen gjyqësore. Shpesh ti mundesh me pasë drejtë – drejtën e Zotit – po në gjyq nuk e fiton, sepse gjykata duhet prova, duhet afate, duhet procedura, duhet fakte,” u shpreh Arber Jashari.
Deklaratën e plotë të Arber Jasharit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: