Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.
Në edicionin e mbrëmshëm, mysafire në këtë emision ishte edhe aktorja Teuta Sadiku, e cila në këtë emision foli për projektet e fundit në të cilat ka punuar, si dhe planet e ardhshme.
Ajo tha se kjo verë për të ka qenë shumë e ngarkuar me punë, ndërsa së fundmi është e angazhuar edhe në një serial me tregime popullore.
“Për mua, kjo verë ka qenë me shumë punë, përndryshe unë si të rri, si nuk punoj, menjëherë sëmurem, filloj të bëhem nervoz. Kështu që, vera për mu ka qenë e mirë shkaku që kam punu shumë, jam e angazhuar edhe me një serial të tregimeve popullore tash që po bëhen seriale të ndryshme”, tha Teuta.
Ajo tha se ka shumë plane, të cilat besoj se do t’i realizojë.
“Ne aktorët, asnjëherë nuk jemi të kënaqur me atë që e kemi bërë deri tash, do të thotë, gjithmonë kërkojmë diçka më shumë. Kështu që kurrë, më doket vetja e përmbushur ndoshta 2-3 ditë para vdekjes, se them ‘tash e kam kryer misionin’. Plane të mëdha kam, besoj dhe shpresoj që do t’i realizoj”, u shpreh Teuta. /atvlive.tv
Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.
Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë: