spot_imgspot_img
spot_img

Izraeli e merr nën kontroll tërë kufirin e Gazës me Egjiptin, vazhdon me bastisje në Rafah

Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një zonë neutrale përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, tha të mërkurën ushtria e Izraelit, duke i dhënë këtij vendi autoritet praktik në tërë kufirin tokësor të enklavës palestineze.

Izraeli gjithashtu i vazhdoi bastisjet vdekjeprurëse në qytetin Rafah pavarësisht nga një urdhër i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u dhënë fund sulmeve atje, ku gjysma e popullsisë së Gazës ishte strehuar më parë, raporton agjencia “Reuters”.

Përmes një konference të transmetuar në televizion, zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se forcat izraelite e kishin marrë kontrollin “operacional” në “Korridorin Filadelfi”, duke e përdorur emrin e koduar të ushtrisë izraelite për korridorin 14-kilometërsh përgjatë kufirit të vetëm të Rripit të Gazës me Egjiptin.

Hagari nuk tregoi se çfarë kontrolli “operacional” po i referohej, por një oficer ushtarak izraelit më herët tha se kishte “çizme [izraelite] në tokë” përgjatë disa pjesëve të korridorit.

Kufiri i Gazës me Egjiptin ishte i vetmi kufi tokësor që Izraeli nuk e kontrollonte drejtpërdrejt.

Më herët të mërkurën, Izraeli dërgoi tanke gjatë bastisjeve në Rafah. Ato ishin vendosur në “zemër” të qytetit për herë të parë të martën pavarësisht nga urdhri i gjykatës më të lartë të OKB-së për t’i ndalur menjëherë sulmet në atë vendbanim.

Banorët e Rafahut thanë se tanket izraelite ishin futur në Tel Al-Sultan, në perëndim, dhe në Yibna e afër Shaboura-s, në qendër të qytetit, para se të tërhiqeshin drejt një zone neutrale në kufirin me Egjiptin.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 19 civilë ishin vrarë nga sulmet ajrore dhe bombardimet izraelite në mbarë Gazën.

Ministri palestinez i Shëndetësisë, Majed Abu Raman, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i bëjnë trysni Izraelit për ta hapur pikëkalimin kufitar në Rafah për futjen e ndihmave, duke thënë se nuk ka shenja se autoritetet izraelite do ta bëjnë këtë së shpejti dhe se pacientët në Gazën e rrethuar po vdisnin për shkak të mungesës së trajtimit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA